Edmond Budina flet për themelimin e PD: Një opozitë e dobët është mallkim për këtë vend

10 months ago 23

Duke folur për themelimin e Partisë Demokratike 30 vite më parë, regjisori i njohur Edmond Budina theksoi për News 24, se sot është shumë e rëndësishme për vendin që të ketë një opozitë të fortë.

“Asnjë ftesë, asnjë gjë. Fare! Natyrisht nuk më ka shqetësuar fare. Nëse kam bërë ndonjë gjë e kam bërë se ashtu e kam ndjerë. Sot më kanë ftuar të jem pjesë e takimit. Në dy-tre vitet e opozitës sidomos kur kemi ngritur kauzën e Teatrit Kombëtar më kanë ftuar. Unë mendoj Shqipëria ka nevojë për Partinë Demokratike dhe kjo për mua është e rëndësishme. Është e rëndësishme që Shqipëria të ketë një Parti Demokratike të fortë për përparimin e vendit. Një opozitë e dobët është një mallkim i madh për këtë vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article