Edon Zhegrova me super gol ndaj Sturm Graz, shënon nga një pozitë pothuajse e pamundur

7 months ago 4

Edon Zhegrova është kthyer te golin në ndeshjen e vlefshme për play-offin e Ligës së Konferencës kundër Sturm Graz.

Lille po fiton bindshëm ndaj austrikavë me rezultat 2-0, ku dy golat e parë u shënuan nga Jonathan David.

Zhvillohej minuta e 71-të, kur Zhegrova luajti një goditje këndi shkurt me Andre Gomes dhe me një goditje-harkim nga pothuajse 30 metra dërgoi topin në rrjetë.

EDON ZHEGROVA LE DINGUE pic.twitter.com/JLazhGHnvV

— Le Football en VOD LXXIII (@LeLxxiii2514) March 7, 2024

Një gol shumë i bukur, që rrallë shihet në fushat e blera dhe do ta rris edhe më shumë besimin e lojtarit.

Kjo fitore si mysafir do ta ndihmojë Lillen që të kalojë me lehtë në çerekfinale. /Telegrafi/

Read Entire Article