Edon Zhegrova prej më të mirëve ndaj PSG, shpesh vallëzonte me mbrojtjen parisiene

10 months ago 38

Edon Zherova luajti gjithë ndeshjen ndaj PSG, u Lille mori një barazim me rezultat 1-1.

Sulmuesi anësor tregoi formë të lartë, duke qenë shpesh enigmë e pazgjidhur për mbrojtësit e njohur të PSG.

Zhegrova për këtë gjë është vlerësuar nga SofaScore me notën 7.3, prej më të mirëve në fushë.

Ai kishte pesë pasime kyçe, pesë driblime të kompletuara dhe nëntë duele të fituara.

Madje disa nga driblimet e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

EDON ZHEGROVA pic.twitter.com/i3iAiGCFwY

— 90• (@kxhatsu) December 17, 2023

Zhegrova këtë vit ka një gol dhe katër asistime në Ligue 1 këtë sezon. /Telegrafi/

Read Entire Article