Edona James i drejtohet Bucit: Nuk dua të rri me dikë që më lëshon gazra në fytyrë

9 months ago 11

Ylli Dervishi mbrëmë (e diel) i ka thënë Edona James se nuk dëshiron të debatojë me të.

“Edona ndalu me ty nuk dua të debatoj, nuk dëshiroj të të rri afër, unë nuk kam se çfarë të kapem me ty? Ne vetëm shaka kemi bërë, me ty nuk kam pasur lojë”, ka thënë ai.

Kurse transgjinorja nga Suhareka i tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ke luajtur edhe me mua me të gjithë, as unë nuk dëshiroj të debatojë me ty. Ke mbetur vet me askënd nuk po flet, kur të bëhesh zullumqar sepse kështu mbetesh vet”, u shpreh biondja.

E njëjta më tej tregoi se pse ka hatërmbetje me të dhe se pse nuk dëshiron të shoqërohet.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë jam hidhëruar sepse më ke liruar gazra derisa unë isha ulur dhe me fytyrë nga ti, kjo nuk është kulturë”, vazhdoi James.

Buci nga ana tjetër e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk është e vërtetë. /Telegrafi/

Read Entire Article