Edvin Kuc konfirmon zyrtarisht largimin nga Ballkani – po transferohet në Azerbajxhan

4 months ago 10

Edvinc Kuç ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Ballkani.

Mesfushori malazez pasi që fituan Kupën e Kosvës, bëri të ditur se tashmë ka gjetur një aventurë të re.

Ai bëri të ditur se do të transferohet në Azerbajxhan, përkatësisht tek klubi FC Baku.

“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi”, deklaroi fillimisht Kuç për ArtSport.

“Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tash po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence”.

“Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e FC Neftçi”, shtoi më tej mesfushori.

Kuç ka falënderuar të gjithë tek Ballkani për gjashtë vitet e kaluara në klub, duke i dhënë fund periudhës së tij të suksesshme në Suharekë.

Përveç mesfushorit, largimin e konfirmoi edhe Armend Thaqi, që do të transferohet në Rumani, tek Cluji. /Telegrafi/

Read Entire Article