Egbo thotë se një episod ndryshoi rrjedhën e lojës në Gjilan

7 months ago 6

Prishtina nuk ka arritur të marrë pikë nga udhëtimi në Gjilan, ku është mposhtur nga Drita në derbin e xhiors së 24-të.

Kryeqytetasit u paraqitën mirë në pjesën e parë, por në të dytën pësuan një gol që në fund i la pa pikë pasi humbën 1-0.

Emmanuel Egboo ka folur pas ndeshjes duke thënë Drita shfrytëzoi rastet dhe fitoi këtë sfidë.

“Me skuadrat e forta ke problem, ndërsa edhe shanset për shënim janë të vogla. Këto janë ndeshje si lojë shahu. Ai që bën më pak gabime dhe ai që shfrytëzon rastet, fiton”.

“E kemi ditur se si luan Drita, në krah dhe me harkime në zonë. Ashtu edhe e pranuam golin. Një episod e ndryshoi rrjedhën e lojës”.

“Ne bëjmë ndryshime në çdo ndeshje dhe deshëm të fusnim freski. Tentuam ta barazonim rezultatin”, ka thënë për “ArtMotion” trajneri i Prishtinës pas ndeshjes. /Telegrafi/ 

Read Entire Article