“Egërsi ekstreme nacionaliste”/ Analisti nga Amerika tregon se kur mund të themelohet Asociacioni

2 months ago 14
Reklamë

Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj thotë se çdo presion ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit në Kosovë, nuk shkon në të mirë të Ballkanit perëndimor.

Ai thotë se, Asociacioni një etnik nuk i zgjithë problemet serbe në Kosovë, por i komplikon më shumë.

Sipas tij, Asociacioni pas disa viteve mund të çon në luftë.

“Prandaj çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë me presion ndërkombëtarë, por edhe krijimi i Asociacionit pa e respektuar sovranitetin dhe integritetin shtetror dhe njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë kurrëfar kompromisi. Kosova nuk guxon të luaj me sovranitetin e saj, e cila është arritë me gjakun e bijave dhe bijve tanë, me viktima të mëdha dhe gjenocid të Serbisë në Kosovë”, thotë profesori.

Maxharraj thekson se asociacioni një etnik midis Kosovës dhe Serbisë nuk është marrëveshje, është një nyje që i përkeqëson edhe më shumë raportet.

“Formimi i Asociacionit një etnik ashtu siç është projektuar në marrëveshjen franko-gjermane është i bazuar edhe në Rezolutën 1244 të OKB-së, ku parasheh arbitrazhin, e ky arbitrazh është fatal për Kosovës, sepse i vë në pozitë të barabartë Kosovës si shtet dhe asociacionin si shtet serb në Kosovë”, pohon ai.

Ai shton se nuk duhet të jetësohet asociacioni, pasi e konsideron si thikë pas shpine për Kosovën.

“Për mua personalisht është me shumë rreziqe, formimi i asociacionit paraqet më shumë pengesa sesa dobi, pasi asociacioni e shkatërron qenien e shtetit të Kosovës. Asociacioni mund të arrihet vetëm pasi Serbia edhe de fakto dhe de juro zyrtarisht e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo është e pamundur tani për tani, përderisa në pushtet është elita profashiste e Millosheviqit me lidhje të forta me Rusinë, një egërsi ekstreme nacionaliste të urrejtjes ndaj popullit shqiptar”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article