Egla Ceno skualifikohet nga “Big Brother Vip Albania”

6 months ago 5

Sot (e diel) erdhi një Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”, për shkak të sjelljeve të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme që bëri në shtëpi ndaj Meritonit.

Në zarf shkruhej: “Banorë, pavarësisht tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes për sjelljet tuaja të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë sërish kemi shkuar në veprime të tilla”.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

“Në provokime të vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet, për shkak të kësaj Big Brother ka vendosur ta skualifikojë Eglën nga loja.”

“Televotimi aktual do të anulohet dhe “Vëllai i Madh” ju njofton se do të marrë po ashtu një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në show të të martës.”

Egla u shpreh: “Është në rregull, ishte kënaqësi, unë u knaqa. Sigurisht nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim, nuk jam pishman për asgjë. Për gjërat që kam bërë gabim, kam kërkuar ndjesë. Do të takohemi jashtë”. /Telegrafi/

Read Entire Article