Ekspertët kërkojnë shtim të financimit të FSK-së

11 months ago 28
Reklamë
20:33 07/10/2023

Ibishi: Duhet shkurtuar tranzicioni i forcave të sigurisë

Sulmi në Banjskë nxorri në pah se rreziku serb ndaj tërësisë territoriale të Kosovës mbetet i lartë. Ndaj ekspertët e sigurisë në Kosovë theksojnë se Prishtina duhet të marrë masa konkrete duke rritur buxhetin, por edhe kapacitetet njerëzore të Forcave të Sigurisë.

Drizan Shala: Mendoj që tani në planin gjithë përfshirës të FSK-së që do të duhet ta përmbyllte në 2028, do të duhet që të shikohet në aspektin edhe financiar që në vitin e ardhshëm buxhetor të kemi edhe një shtim më të madh të pjesës financiare.

Eksperti tjetër i sigurisë Nuredin Ibishi është e nevojshme që Kosova të marrë hapat e duhur për të shkurtuar tranzicionin e transformimit të FSK-së.

Nuredin Ibishi: Duhet që edhe niveli politik edhe institucional të veprojmë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit edhe rajonal, dhe pjesëmarrja në manovrat e organizuara nga NATO.

Më 24 Shtator një grup terrorist serb i armatosur rëndë hyri në territorin e Kosovës dhe sulmoi policinë duke vrarë një efektiv dhe duke plagosur 3 të tjerë. Në kundërpërgjigje forcat e sigurisë së Kosovës eliminuan 3 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër u largua në Serbi.

Tv Klan





Të ngjashme

Read Entire Article