Eksperti amerikan ‘mesazh’ Vuçiqit: Do të donte ta mbante nën kontroll Kosovën, por ai duhet të...

2 months ago 7
Reklamë

Serbia është duke stërvitur qindra persona për sulm ndaj Kosovës dhe për këtë institucionet e shtetit kanë informacione të sigurta.

Këto informacione të deklaruara fillimisht nga kryetari i kuvendit, Galuk Konjfuca dhe duke vazhduar nga deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, tash shihen alarmuese si për ekspertët e sigurisë, ashtu edhe për qytetarët.

Gjersa, Serbia po vazhdon me këto ushtrime për sulme, ajo ‘përpiqet’ ta largojë vëmendjen me deklarata propaganduese ndaj Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë vërejtur veprimet e avionëve dhe dronëve me dhe pa pilot, me qëllim vëzhgimi të pozicionit të ushtrisë serbe.

Ai thotë se dronët “Bajraktar” të Kosovës janë ngritur nga drejtimi i Gjakovës më 5 dhe 20 qershor në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

Vuçiq pret nga NATO që të kontribuojë në “stabilizimin e situatës në Kosovë”.

“Gjithashtu, avionët suedezo-gjermanë kanë bërë fotografi, jo nga territori nën kontrollin e ushtrisë serbe, por nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e Serbisë, por bëjnë fotografi shumë të sakta për shkak të pranisë së forcave të sigurisë dhe ushtarake në territorin e Serbisë qendrore”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se kanë shumë sfida derisa thekson se “në rajon janë mbledhur forca të mëdha”.

Përpos stërvitjeve, Serbia ka përdorur edhe ‘forma’ të tjera për ta mbajtur nën kontroll Kosovën dhe kjo përmes instalimit të njerëzve në Kosovë për t’i shërbyer asaj.

Muajin e kaluar në Kosovë janë arrestuar dy persona, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimim për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Spiunët tashmë gjenden në paraburgim, ndërsa rreth tyre dhe ndikimit të Serbisë në Kosovë, ka folur për “Bota sot” eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir.

Meir thotë se është e panevojshme të thuhet se Serbia do të dëshironte ta mbante Kosovën nën kontroll.

“ Është e panevojshme të thuhet se Serbia do të donte shumë ta mbante Kosovën nën kontrollin e saj, por siç e kam thënë, tjetër gjë është të dëshirosh diçka dhe tjetër gjë ta realizosh”, shprehet Meir.

Sipas tij, gjëja më e mirë që mund të bëjë Vuçiqi është të pajtohet me sovranitetin e Kosovës.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjë Vuçiq ose pasardhësi i tij është të pajtohen me sovranitetin e Kosovës dhe të punojnë në mënyrë konstruktive për të ecur drejt integrimit të plotë me komunitetin evropian”, shton eksperti.

Ritheksojmë se sulmi në Banjskë të Zveçanit dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, kanë lënë prapa dialogun Kosovë- Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, takim ky i paraparë më 26 qershor. Kurti i ka vendosur kushte Serbisë, ku pos tjerash kërkohet edhe ekstradimi i Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit terrorist më 24 shtator.

Read Entire Article