Eksperti amerikan: Vuҫiq fillimisht pranoj, por ja pse refuzoi sërish marrëveshjen me Kosovën

1 month ago 16
Reklamë

Politika

Nga: H.O. Më: 29 korrik 2024 Në ora: 22:40

Arkiv

Serbia konfirmoi edhe një herë se nuk kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e shtetit të Kosovës. Kështu kanë deklaruar krerët e shtetit serb pak ditë më parë.

Kjo deklaratë erdhi edhe njëherë, kur pritet të finalizohet dialogu dhe bëhet thirrje nga ndërkombëtarët për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por si duhet të veprojë Bashkimi Evropian ndaj Serbisë në këtë rast? A duhet të dënohet Serbia dhe cili duhet të jetë dënimi ndaj saj?

Image

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’ eksperti amerikan Alon Ben-Meir. Ai thekson se Serbia pothuajse nuk ka treguar ndonjëherë se do ta njihte Kosovën në asnjë rrethanë.

“Edhe pse, në parim, presidenti i Serbisë Vuçiq fillimisht pranoi të nënshkruajë planet e propozuara franko-gjermane që mund të çonin në njohje reciproke, ai më pas refuzoi dhe deklaroi diçka që Serbia nuk do ta njohë Kosovën, as tani dhe asnjëherë”, thekson ai.

Eksperti amerikan thotë se BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Vuçiqit për këtë çështje.

“Megjithatë, shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Borell pritet të vazhdojë të bëjë presion për një marrëveshje të negociuar që do të çonte në një rezultat të tillë; pra njohje reciproke. Ne nuk duhet të mbajmë frymën për një eventualitet të tillë për sa kohë që Putini është në pushtet, edhe pse njohja reciproke mund të çojë në fillimin e procesit të anëtarësimit në BE, për të cilin aspirojnë të dyja vendet”, vlerëson eksperti amerikan Alon Ben-Meir.

comment

Read Entire Article