Eksperti i sigurisë flet për kërkesën e fundit të Kurtit që lidhet me Radoiçiq – tregon lëvizjen e radhës që duhet ta ketë Kosova!

2 months ago 17
Reklamë

Ditë më parë kryeministri Kurti tha se pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, tek autoritetet e Kosovës s’mund të ketë mirëbesim në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Tridhjetë e nëntë persona të atij grupi, nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai thotë që çdo përpjekje e Qeverisë Kurti për të vendosur fajtorët para drejtësisë është një lëvizje e duhur dhe e domosdoshme.

Sipas tij, Kosova duhet në çdo mënyrë të ofroj provat e duhura që fajtorët e sulmit në Banjskë të marrin dënimin e duhur.

Image

Bedri Elezi

“Në aspektin e sigurisë çdo përpjekje e Qeverisë së Kosovës për të vendosur para drejtësisë anëtarët e grupeve terroriste serbe që kanë kryer një vepër terrorizëm në Banjskë, mund të shikohet e dobishme dhe mjaftë e domosdoshme. Ne duhet të kemi parasyshë që përmes këtyre formave që po bënë duhet të ketë një qasje më profesionale duke vepruar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe konkrete duke ofruar të gjitha provat e nevojshme që janë ndikues tek anëtarët e INTERPOLI-t, në mënyrë që presioni të jetë edhe nga shtetet anëtare që po dëshirojnë që Kosova të ketë raporte normalizuese me Serbinë”, shpjegoi ai.

Në fund eksperti i sigurisë shton që Kosova duhet të punoj të sjellë profilet e personave që ende nuk janë identifikuar dhe të jenë para drejtësisë për sulmin që kanë bërë në Banjskë.

“Nuk duhet mjaftojnë vetëm deklarata politike sidomos kur e gjith bota e din që Kosova është në prag të zgjedhjeve, e të gjitha këto dekalarata politike mund të konsumohen si deklarata për konsum lokal, për të përfituar para zgjedhjeve.

Kosova përpos që ka vepruar dhe po vepron për të sjellë të gjitha provat për grupet terroriste serbe për të i sjellur para Prokurorisë, duhet të punojë edhe më shumë për të siguruar profilet e personave të tjerë të paidentifikuar deri më tani dhe që janë pjesë të grupeve terroriste”, përfundoi eksperti i sigurisë Bedri Elezi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article