Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

10 months ago 24

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, nga një atentat i organizuar prej bashkëshortit të saj, Naim Murselit, ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë rast, i cili tronditi shqiptarët.

Elezaj ka theksuar se vrasja e Liridonës, është një akt që në të kaluarën e nuk e kemi pa dhe që është i tmerrshëm tek shqiptarët.

Sipas tij, deri tash kemi pa që kemi të bëjmë me një plan që i ngjanë një skenaristi duke sajuar një grabitje të armatosur, duke shtuar se, vrasësit në këtë rast edhe porositësit ishim mjaft amator.

“Atë informacion që e kemi pasur, kemi dyshuar që e ndjera ka pasur informacione të cilat mund të e inkriminojnë ish-bashkëshortin e saj tani i dyshuar në vepra të tjera si dhe persona të tjerë sepse i njëjti është ndjerë i rrezikuar dhe për atë ka marrë veprim për organizimin apo sajimin e një vrasje siç e kemi parë”, ka thënë Elezi.

Eksperti thotë se këto raste në aspektin e sigurisë janë komplekse dhe se në procesin gjyqson do të ketë një përballje mjaftë delikate ngase kemi përballë dy persona, njëri është vrasësi që sipas tij kemi dëshmitarë, dhe në anën tjetër është porositësi që ka dëshmitar vrasësin.

Ai thotë se kemi edhe një palë të tretë që nuk dihet se sa do të ketë mundësi të kontribuoj dhe të jep prova e dëshmi pasi nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Elezi ka hedhur poshtë mundësinë se vrasje të ketë ndodhur për shkak orientimit seksual të Murselit.

“Ne s’kemi pasur informacion për një rast të tillë, por organizmi i vrasjes së tillë nuk të lenë më nenkuptu që ka të bëjë me orientim seksual sepse të njëjtit do të ishin ndarë për një rast të tillë dhe në asnjë mënyrë të shkonin deri tek mënyra e inskenimit, mënyra se si është organizu vrasja le më shumë me besu që tanimë e ndjera është privu nga jeta vetëm me qëllimin e mbajtjes së saj sekrete ku mund të jenë të implikuar edhe persona të tjerë”, deklaroi ai.

Eksperti tutje thotë se ishte ndër të parët që ka debatuar dhe reaguar për këtë vrasje, duke shtuar se kishte paralajmëruar dyshimet, por që edhe ekziston mundësia e një vrasje të organizuar.

comment

Read Entire Article