Eksperti i sigurisë jep alarmin, tregon shtetin që është targeti kryesor i Rusisë në Ballkan

10 months ago 13

Mes tensionesh dhe paralajmërimesh për trazira dhe eskalim të situatës në Ballkan dhe ndërhyrjes ruse në këtë rajon, eksperti i sigurisë Drizan Shala, gjithashtu ka parashikime jo të mira për vitin 2024.

“Situata e cila mund të jetë e tensionuar për vitin 2024 sipas gjitha gjasave do të jetë Ballkani Perëndimorë duke vë në pah katër shtete të cilat në vetvete kanë disa çështje të pa definuara në procesin e tyre, qoftë në integrimin brenda familjes evropiane (Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), si dhe procesi tjetër për normalizimi të raporteve nga luftërat e fundit të viteve 90-ta (Kosovë, Bosnje e Hercegovinë me Serbinë)”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Ai thotë se Rusia po synon që përmes Serbisë ta fus nën orbitën e saj Ballkanin Perëndimorë.

“Ballkani dhe vendet e ish bllokut komunist në federatën monstrume (Jugosllavi) është dëshmuar që për gjatë gjithë fazave dhe viteve që kemi lanë pas nuk ka mund të ndahet nga interesi i drejtpërdrejtë nga interesi gjeopolitik e madje gjeostrategjik të Rusisë, duke shfrytëzuar Serbinë si instrument për futur këtë pjesë në orbitën e tyre për të destabilizuar rajonin”, deklaron Shala.

“Situata është përkeqësuar nga njëra anë një luftë hibride të instaluar në rajon nga viti 2011 e tutje deri në shpërfaqja e saj në 2014, ku frytet e saj u duken nga pjesa më latente në pjesën faktike reale të Rusisë brenda konturave politike dhe institucionale të këtij ish bllokut ballkanik”, shton Shala.

Më tej, Shala thekson se target i ardhshëm në Ballkan mund të jetë Bosnje e Hercegovina.

“Nga ana tjetër deklarimi i Presidentit të Ukrainës që target i ardhshëm do të jetë Kosova e Bosnje Hercegovina, këtu mund të themi që potenciali më i madh mund të jetë pikërisht BiH, por që do të përdoret Kosova dhe vragjiliteti i saj politik i brendshëm për të disorientuar veprimet nga targeti kryesor dhe primar që mbetet BiH me mbi 25 mijë km2 dhe ofrimin e Serbisë në detin Adriatik dhe Rusisë në atë Mesdhe”, shpjegon Shala.

“Një ballafaqim nuk është i largët në rast se palët në theksin e veçantë Kosova dhe Serbia nuk do të mund të gjejnë ndonjë alternativë që procesi një dekadësh të përmbyllet brenda një periudhe të caktuar që do të duhet të ishte 2023, por që me perfiditet vazhdoi për 2024 me potencialin strategjik serb që politika evropiane do të jetë në favorin e saj për veprime të vazhdueshme destruktive në favorin e Rusisë dhe Serbisë”.

Për fund, eksperti Shala thotë se Kosova duhet të veprojë në bashkërendim me partnerët ndërkombëtar.

“Kosova do të duhej të mendojë fare mirë veprimet e saja në fushën politike (diplomatike dhe të brendshme) dhe sigurisë (me strukturat e saja të sigurisë dhe bashkërendim me partnerët që janë KFOR/NATO ) që mos të kenë fare mundësi të kemi plasaritje në këto sfera që mund t’i kushtojnë Kosovës në mbajtjen e stabilitetit të këtij fragjilitetit politik destruktiv të Serbisë brenda territorit, duke punuar për ndryshime evulative në forcimin e legjitimitetit dhe legalitetit institucional të vendit brenda kufijve të Kosovës”, përfundon për “Bota sot” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

comment

Read Entire Article