Eksperti tregon ku janë ‘unazat kryesore të zinxhirit të nëntokës së krimit të organizuar në Kosovë’

4 months ago 39

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe subjekti tij politik, Vetëvendosje.

Ramadani thotë se me ligjet e miratuara është avancuar sistemi gjyqësor, por shton se si peng i Gjykatës Kushtetuese kanë mbetur dy ligje.

“Me ligjet që kemi miratuar kemi filluar edhe reformat në administratën publike, kemi avancuar sistemin gjyqësor me themelimin e gjykatës komerciale duke lehtësuar e përshpejtuar procedurat për kontestet qe prekin bizneset e kompanitë. Për fat të keq 2 ligje kyçe të kësaj fushe si ai për Byron e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, dhe ligji për Vetingun kanë mbetur peng i Gjykatës Kushtetuese”, tha deputeti Ramadani.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe analisti politik dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, kjo çështja e vettingut të shumë premtuar nuk po realizohet akoma, dhe nga qytetarët mund të fitohet bindja sikur kjo temë është harruar.

Sipas tij, me të drejtë tani qytetarët po bëjnë pyetje se çfarë ndodhi që kjo çështje u harrua, sepse populli me premtimet e ndryshimeve të mëdha që priten të ndodhin ishte kureshtare për t’i parë dhe për ta ndjerë atë ndryshim.

“Qytetarët që e votuan këtë kabinet qeveritar me plotë premtime për ndryshime, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, presin me padurim që ta shohin e ta përjetojnë funksionimin e një sistemi të pastruar e të dekriminalizuar, sidomos nga ata të kriminalizuarit të kupolat drejtuese që duhet të jua lëshojnë vendet të tjerëve, atyre të pastërve, për ta vazhduar zhvillimin e shtetit në baza ligjore, dhe shteti ynë atëherë do ta ketë një perspektivë të zhvillimit për të ardhmen”, thotë ai, duke shtuar se, rinia e këtij vendi do të qëndroj në shtetin e tyre, e jo të ikin pa kthim.

Tërnava thekson se, për këtë vend gjenerata të tëra janë flijuar dhe kanë dhënë jetën.

Sipas tij, vetingu është pikë kulminante në drejtësi prandaj është kundërshtuar nga opozita.

“Pa Ligjin e Vettingut nuk mundë të ketë reformim të thellë në sistemin e drejtësisë, prandaj duhet të kërkohet llogaridhënie personale e profesionale të secilit të punësuar në sistem, e sidomos në pozitat drejtuese, që janë unazat kryesor të lidhjes së sistemin në zinxhirin e nëntokës së krimit të organizuar. Duhet gjithsesi të punohet me këmbëngulësi për ligjin e Vettingut, dhe ai ligj të jetësohet dhe kjo shoqëri të bindet në sukseset që priten të jenë të prekshme e të qarta pas fillimit të zbatimit të ligjit Vetting në sistemin e sundimit të ligjit”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

comment

Read Entire Article