Eksperti tregon mënyrën e anëtarësimit të Kosovës në OKB – Këtë gjë duhet ta bëjë edhe Serbia!

2 weeks ago 40
Reklamë

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se Kosova dhe Serbia do të kenë shumë përfitime dhe investime të mëdha nëse arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

Tërnava, duke folur për veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit, ka folur edhe për çështjen e dialogut.

Ai ndër tjera flet edhe për Asociacionin që sipas tij, duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ai thotë se duhet të korrigjohet versioni i marrëveshjeve të vitti 2013 dhe 2015.

Sa i përket veriut Tërnava pohon se tani është duke u zbatua ligji i Kosovës atje.

“Kjo situatë e tanishme flet mjaftueshëm, madje me fakte, se ishin vetë pushtetarët e kaluar të cilët qëllimisht e kishin lejuar kontrabandën dhe krimin e organizuar, dhe asnjëherë nuk kishin provuar seriozisht për ta vendosur rendin e ligjin, për ta penguar dhe parandaluar, për të shkëputur kanalet e kontrabandës nga rrjetet lokale dhe të krimit të organizuar”, thotë ai.

Eksperti thotë se tani në veri është qetësi dhe nuk ka asnjë problem të dukshëm, madje as nuk pritet ndonjë destabilizim i situatës.

“Policia e Kosovës e ka shtri sovranitetin deri në kufi ku kufizohemi me Serbinë, dhe popullata në atë pjesë është bashkëpunuese dhe kooperative me institucionet e Kosovës”, potencon ai.

Tërnava tutje shprehet se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion Serbisë që të arrijë marrëveshje me Kosovën.

“Me marrëveshje dhe jetësimin e marrëveshjes së Ohrit, pritet që edhe pesë shtete të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe Kosova shpejt do të anëtarësohej në NATO, INTERPOL, BE, OKB si dhe institucione tjera ndërkombëtare”, thotë ai.

Ai pohon se, me këto ndryshime pastaj do të përfiton edhe standardi ekonomik si dhe do të hapen vende të reja pune.

Prandaj, Tërnava shton se, Asociacioni duhet të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Asociacioni do të mundësonte që të zgjidhen të gjitha çështjet e deritashme në të ardhmen, dhe të dyja këto shtete do të ecin shpejt dhe drejtë anëtarësimit në shtete të BE-së”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Ndryshe, tashmë themelimi i Asociacionit është bërë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.

Me këtë kusht të ndërkombëtarëve nuk po pajtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

comment

Read Entire Article