Eksporti i mbetjeve toksike/ Peleshi: Shpallja e fajtorëve pa pritur që OLAF apo Prokuroria të japin fjalën e tyre, janë raste të politikës pa fakte

2 weeks ago 31
Reklamë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi tha në seancën e sotme plenare se qeveria po punon lidhur me transparencën. Ai përmendi edhe rastin e eksportit të mbetjeve toksike, për të cilën tha se ishte një ilustrim i kulturës politike që sipas tij duhet lënë pas.

Peleshi shtoi se shpallja e fajtorëve lidhur me rastin, pa pritur që institucione si OLAF apo Prokuroria të japin fjalën e tyre, janë raste të “politikës pa fakte”.

“Qeveria po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Këtë hap duhet ta hedhim më guxim në këtë sesion parlamentar, pavarësisht temperaturës politike. Rasti i eksporti të mbetjeve të dyshuara si mbetje të rrezikshme, është një ilustrim i mirë për këtë kulturë politike, që duhet ta lëmë pas. Shpallja e fajtorëve pa pritur të thënë fjalën institucionet si OLAF apo Prokuroria, është një rast tipik i politikës pa fakte. Nuk duhet ta mbyllim këtë sesion pa bërë hapin tonë, kritika dhe debati janë thelbësore në një demokraci të bazuara në fakte dhe jo në manipulime dhe grindje.”, tha Peleshi.

Read Entire Article