Ekspozohen sendet personale të Paolo Rossit, Rama: Privilegj për Tiranën

10 months ago 46
12:58 09/12/2023

Tirana ka mirëpritur ekspozitën në nder të Paolo Rossit, djalit të artë të futbollit italian. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili është shprehur se është privilegj i madh që të kemi në kryeqytet objektet personale të Paolo Rossit.

Edi Rama: Ka qenë gjithmonë një pikë referimi në kuptimin e ambicies, por edhe të vullnetit të madh për të vrapuar me një kurajë të madhe drejt një objektivi që dukej i pamundur dhe që ia arriti. Është dhe do të jetë një privilegj i madh ta kemi këtu mes nesh në Tiranë. Privilegj i madh që Tirana do të mirëpresë ekspozitën e një lojtari të madh, të një lojtari që në vitet e errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar.

Ekspozitë që përmban në një farë mënyre edhe kuriozite mbi fanellat, këpucët dhe objektet personale. Më shumë se eskpozitë, bëhet fjalë për një karakter historik e mbushur plot me jetë sepse futbolli dhe historia vijon të jetë e gjallë nëpërmjet futbollit. Kjo ekspozitë përfaqëson historinë e një njeriu që unë kam pasur fatin ta takoj. Në atë grup, në ato momente në të cilin unë pata privilegjin të qëndroja me to dhe Paolo Rossin, ishte ai që bënte batutat. Një nderim i rëndësishëm për këtë histori futbolli dhe politike.

Kjo ekspozitë që na sjell simbolin e asaj kombëtareje të madhe italiane, është e rëndësishme për të gjithë ata që kanë përjetuar atë periudhë. Kjo ekspozitë është çelur në Zyrih, Beograd dhe tashmë mbërrin dhe në Tiranë. Do të kemi jo vetëm objektet e Paolos, por edhe legjendave të tjera, si Maradona apo Pele. Më 26 Janar përurojmë ekspozitën kushtuar Paolo Rossit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article