Ekstradimi nga Franca i Behar Bajrit, ministri Balla: Rezultate të tjera si ky do të vijojnë

11 months ago 29
12:23 16/11/2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit, atë franceze dhe INTERPOL-in për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Balla i është referuar rastit të ekstradimit nga Franca në Shqipëri të Behar Bajrit, teksa ka shkruar se rezultate të tjera si ky do të vijonë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë”, ka shkruar ministri Balla në “Facebook”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article