Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Fier, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

10 months ago 12

Elton Javori është 41 vjeçari i cili është ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në lagjen “16 prilli”.

Blutë kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Për kapjen e ekzekutorit janë ngitur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit“, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article