Elon Musk sfidon ChatGPT, krijon variantin rival: xAI për të kuptuar realitetin

1 year ago 52
Reklamë

Me qëllimin e qartë të sfidojë firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, Elon Musk, ka krijuar një kompani të re të inteligjencës artificiale (IA), të quajtur xAI.

Ajo është praktikisht një ndaj ChatGPT, e për këtë, sipërmarrësi miliarder ka mbledhur një ekip inxhinierësh nga disa prej kompanive të fjalë për të udhëhequr projektin. Si shef ekzekutiv i Tesla-s, SpaceX-it dhe pronar i Twitter-it, Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rreziqet e mundshme të AI-së dhe nevojën për ndërhyrje në këtë sektor.

Musk insistoi se plani i tij ka për qëllim të krijojë një mekanizëm më të sigurt të inteligjencës artificiale.

 “Njoftoj për themelimin e xAI si rrugën për të kuptuar realitetin,” ka shkruar ai në Twitter. Muska shpjegoi se xAI do të fokusohet në zhvillimin e një platforme që kërkon të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Ai beson se kjo qasje rrit sigurinë e AI dhe garanton një perspektivë pro-njerëzimit. Ekipi në xAI përfshin Igor Babuschkin, një ish-inxhinier në DeepMind të Google; Tony Wu, i cili punonte në Google; Christian Szegedy, i cili ishte gjithashtu një shkencëtar kërkimor në Google; dhe Greg Yang, i cili më parë ishte në Microsoft.

Ekspertë të shumtë kanë dalë me paralajmërimet se inteligjenca artificiale mund të sjellë zhdukjen e njerëzimit, duke insistuar që zbutja e rrezikut të zhdukjes nga AI, të konsiderohet prioritet global, krahas rreziqeve të tjera si pandemitë dhe lufta bërthamore.

Top Channel

Read Entire Article