Emigrantët në Shqipëri, Gjykata e Romës: Të kthehen në Itali

2 hours ago 16

Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës kanë vendosur që 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Vendimi përcakton se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.

Sot në mëngjes magjistratët nuk vërtetuan, siç ishte e parashikueshme, ndalimin e 12 azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të transferuar në bordin e anijes Libra të Marinës, e cila më pas i transferoi drejt portit të Shëngjinit dhe prej andej në kampin e Gjadrit. (vijon)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article