Emir Sahiti për super golin ndaj Lokomotivës së Zagrebit: Më ka munguar, tani na pret derbi i madh

11 months ago 29
Reklamë

Emir Sahiti ishte heroi i Hajduk Splitit në fitoren 1:0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit në xhiron e nëntë të Superligës së Kroacisë.

Pas ndeshjes, lojtari shqiptar ka thënë se ekipi i tij e meritoi të fitonte dhe kishte lëvdata të mëdha edhe për tifozët.

“Ne e merituam të fitonim. Kishim shumë raste. Cavlin u mbrojt mirë, një portier i mirë, i talentuar. Është një ndjenjë e mirë kur shënon një gol, gjëja më e rëndësishme është që fituam. Ne duhet ta harrojmë këtë lojë, na pret derbi i madh. Trajneri ka besim tek unë. Unë jap maksimumin tim edhe kur e kam të vështirë”, ka thënë Sahiti, raporton Index.hr.

“Duhet të jemi shumë më mirë. Kemi lojtarë të mirë, me përvojë dhe të rinj. Ky është Hajduku. Çdo lojë ka të bëjë me fitoren”.

“Trajkovski dhe Zhaper? Ata po stërviten, janë këtu me ne. Lojtarë të mirë, me përvojë. Më vjen mirë që erdhën. Shpresoj se do të na ndihmojë”.

“Është e rëndësishme. Kemi lojtarë të mirë, të talentuar. Ne analizojmë se ku mund të jemi të rrezikshëm. Trajneri është aty për të na treguar se ku mund të qëndrojmë më mirë”.

“Unë godita, pashë hapësirën se ana e djathtë ishte bosh. Më ka munguar vërtet ky gol. Çdo lojtar dëshiron të shënojë. Jam shumë i lumtur”.

“Duhet të bëjmë më të mirën. Kjo fanellë e bardhë është e rëndë. Një mesazh për Torcidën? Ata janë lojtari ynë i 12-të. Nuk ka tifozë të tillë në Kroaci, e ndoshta as në Evropë”, ka shtuar më tej Sahiti. /Telegrafi/

Read Entire Article