Empoli dhe Frosinone kthehen te fitorja

7 months ago 34
Reklamë
23:58 21/01/2024

Toskanët munden Monzan në shtëpi 3-0, Frosinone përmbys Cagliari 3-1

Davide Nicola debutoi në stolin e Empolit me një triumf. Toskanët mundën 3-0 Monzën dhe rigjetën suksesin pas më shumë se dy muajsh.

Në “Castellani” shkëlqeu Zurkovski, që realizoi tripletë dhe i dha Emplit tri pikët. Ekipi i Paladinos mori një tjetër dështim pas atij kundër Interit.

Nga minuta e parë për Empolin luajti mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli, ndërsa në të 68 u aktivizua Stiven Shpendi. Toskanët kanë 16 pikë në vend të parafundit pas 21 takimesh, kurse Monza ngelet me 25.

Frosinone fitoi 3-1 kundër Kaljarit në sfidën e javës së 21 të Serie A. Për skuadrën laciale ky është suksesi i parë pas pesë humbjeve radhazi, që i jep mundësinë të largohet nga zona e ftohtë në renditje.

Sardët gjetën golin në minutën e 26 të lojës. Por vendasit barazuan me Mazitelin në të 64.

Sule shënoi golin e dytë në të 75, ndërsa Zhorge vulosi suksesin në shtesë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article