Empoli i shqiptarëve mposht Romën në kohën shtesë dhe siguron qëndrimin në Serie A

3 months ago 18
Reklamë

Empoli ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të sezonit në Seria, duke siguruar qëndrimin në elitë.

Vendasit e nisën më mirë ndeshje, duke shënuar në minutën e 13-të, kur Matteo Cancellieri shënoi për 1-0.

Mysafiërt arritën të barazonin pas disa minutash, por goli i Bryan Cristante u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Por Roma gjeti barazimin në minutat shtesë të pjesës së parë me Houssem Aouar që shënoi për 1-1.

Houssem Aouar 🆚 Empoli.

📈🇩🇿 pic.twitter.com/o3YIYvz5pQ

— ⵣ🇩🇿 • 🎥 (@mercuu_213) May 26, 2024

Empolit i duhej fitorja për të shpëtuar nga rënia dhe kishte raste të mira me Liberato Cacace dhe Razvan Marin, por nuk arriti të shënojë.

Romakët u kundërpërgjigjën me goditjen e Nicola Zaleëskit, por as ky nuk gjeti cakun.

Empoli tentoi deri në fund, ku kishte edhe kohën shtesë prej pesë minutash, me M’Baye Niang që gjeti golin për 2-1.

NIANG SCORES!!!! EMPOLI ARE SAVED!!! pic.twitter.com/vRspn6ruy1

— Follow @footitalia1 (@footitalia2) May 26, 2024

Ardian Ismjali luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi ishin në bankën rezervë.

Kjo fitore e mban Empoli në Serie A, pasi që fitorja e Udineses ndaj Frosinones, bëri që kjo e fundit të bie në Serie B./Telegrafi/

Read Entire Article