EMRAT/ Ekstradohen në Shqipëri dy persona të shpallur në kërkim dhe të dënuar me burg, fshiheshin në Gjermani

9 months ago 31

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, shtetasit:

– Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article