EMRAT/ Operacion kundër prostitucionit në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 në kërkim. Kërkimet në shtëpinë publike zbuluan se…

4 months ago 16

Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.

Siç rezultoi nga hetimet, të dyshuarit kishin krijuar një grup kriminal, me role të dallueshme, dhe shfrytëzonin femrat në prostitucion, të cilat i dërgonin në shtëpitë publike në zonën e Metaksurgio, duke përfituar nga një pjesë e të ardhurave.
Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike. Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen/mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.
Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qera si dhe në një shtëpi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë Marjol Bardhi 36 vjeç, Aleksi Muskaj 35 vjeç dhe Laureta Bashari 52 vjeç si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune. Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjeç dhe Fatjon Gjerani 42 vjeç.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane të moshave nga 31 – 58 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article