Masakra në Shkodër/ Zbardhen detaje, identifikohen viktimat

21 hours ago 313

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku pas një atentati mafioz kanë mbetur pas disa të vdekur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se objektiv i këtij atentati kanë qenë 2 persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ky i fundit është djali i ish kandidatit të PD në Shkodër Xhemal Bushati ku përpara pak muajsh ra dhe preh e një kërcënimi me armë.

Sipas burimeve bëhet me dije se policia po sekuestron pamjet e sigurisë.

Ndërkohë që bëhet me dije se automjeti është ndjekur për disa metra dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gëzhojat janë përhapur kudo përgjatë aksit rrugor Shkodër- Han i Hotit, në afërsi te Dobraçit

Dyshohet se pasi plumbat kanë prekur drejtuesin e makinës tip Benz që ka qene shënjestra, mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në oborrin e një servisi.

Teksa nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duken mjetet e Policisë dhe ambulancës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë në lidhje me ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article