Video/ Rama mesazh diasporës: Bëhuni garant që Shqipëria të mos kthehet mbrapa, të bëhemi anëtarë në BE në 2030

2 hours ago 14

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një nga mesazhet që i ka drejtuar diasporës, gjatë takimit që zhvilloi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Neë York.

Në video-mesazhin e publikuar, Rama kërkon mbështetjen e diasporës për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030-ës, vit ky që ka lidhje me objektivin e shpallur nga Kryeministri lidhur me anëtarësimin e vendit në BE.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik, nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian.

Një nga arsyet e suksesit tuaj është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që ku ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur mbrapa. Dhe prandaj Diaspora sot sot duhet të luajë atë rol për Shqipërinë atë rol që shqiptarët këtu kanë luajtur për ata që kanë ardhur më vonë duke i  ndihmuar. Duhet të bëhen garant me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa.

Ta ngjisim Shqipërinë në majën e 2030, për ta bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën e Europës”, thekson Rama në video-mesazhin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article