EMRI-FOTO/ U arratis nga burgu italian me ndihmën e një droni një vit më parë, gjendet i vd*kur në Bolivi 40-vjeçari shqiptar!

2 hours ago 18

Një 40-vjeçar shqiptar me të shkuar kriminale është gjetur pa jetë në një pronë të vendosur në pjesën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz të Bolivisë.

Mediat boliviane raportojnë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin nga qyteti i Durrësit, Roland Dedja, i cili një vit më parë ishte arratisur nga një burg i Italisë ku qendronte i izoluar pas një sër akuzash kriminale.

40-vjeçari më 25 shtator të vitit të shkuar arriti të arratisje me ndihmën e një droni nga burgu i Teramos në Abruzo, i cili transportoi mjetet e nevojshme për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.

Në momentin e arratisjes, Dedja ishte në pritje të gjykimit për disa akuza nga ato për trafik të lëndëve narkotike e deri për vrasje.

Ai akuzohej edhe për vrasjen e një tjetër shqiptari, atë të Shpëtim Cupas në Breshia të Italisë, vepër për të cilën kishte marrë pafajësi në shkallën e parë, por çështja ishte apeluar nga prokuroria.

Arratisja e tij në vitin 2023 nuk ishte e para, pasi ai ishte arratisur nga burgu i Pisas edhe në vitin 2010-të.

Media boliviane “El Deber” raporton se 40-vjeçari shqiptar kishte hyrë në Bolivi në nëntor të vitit 2023 përmes Desaguadero dhe kishte marrë me qira një shtëpi në Los Tusequis. Në momentin e vdekjes, ai jetonte me një mik bolivian, i cili ishte në akuzoje dhe ndiqej penalisht për mashtrime.

Pas vdekjes së Dedjas, shoqëruesi i tij është zhdukur dhe rasti është raportuar në Interpol, ndërsa hetimet vazhdojnë. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article