EMRAT/ U konfliktua me dy persona, mbeti i plagosur 47-vjeçari! Policia jep detaje për ngjarjen në Lezhë

2 hours ago 25

Një konfikt për motive të dobëta u kthye në “mollë sherri” mes fqinjëve në njësinë adminsitrative Balldre në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 47-vjeçari i cili u godit me mjet prerës (kosore).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila infomon se L.M 47-vjeç pasi ëhstë përplasur fizikisht me Sokol Boga dhe Nikolin Boga (babë e bir) është goditur nga këta të fundit me mjet prerës, dhe ka mbetur i plagosur.

Gjithashtu i lënduar gjatë sherrit ka mbetur edhe Nikolin Boga i cili pas ndihmës mjekësore do të dërgiohet në komisariat, ndërsa është shpallur në kërkim Sokol Boga.

Njoftimi:

Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës(kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor  dyshohet se 47 vjeçari  është goditur nga shtetasit  S. B., dhe djali i tij shtetasi  N. B.,  gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtur lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjeksore do shoqërohet  në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet  e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi  të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.

Read Entire Article