EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet sapo futet në Shqipëri zyrtari nga Elbasani

2 hours ago 20

Policia kufitare ka vënë në pranga ish-drejtuesin e policisë ndërtimore në Elbasan, Andri Mehja, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga SPAK.

Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Kapshticës.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Read Entire Article