EMRI/ Plagoset me armë zjarri 54-vjeçari në fshatin Rrile të Lezhës, ngjarja pranë shkollës

7 months ago 5

Qëllohet me armë zjarri një person në fshatin Rrile të Lezhës. Raportohet se një person është qëlluar me armë, ndërsa rrethanat janë ende të panjohura.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, afër gjimnazit të fshatit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 54-vjeçarin Agron Pukën, ndërsa pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim.

I plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article