Enca me urim të përzemërt ditëlindjeje për të dashurin e saj afrikan

9 months ago 25

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon ta shijojë lidhjen e saj me masazherin afrikan Mickey Neblett.

Ky i fundit feston sot (e enjte) ditëlindjen dhe me këtë rast ka pranuar një urim të veçantë nga e dashura e tij në rrjetet sociale.

Enca, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në Instagram, ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një ‘selfie’ me të dashurin e saj, teksa i bënte një urim të përzemërt për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen dalosh”, shkroi Enca në mbishkrimi ne fotografisë, ndërsa e shoqëroi atë me emojin e një kurore të mbretit dhe të një zemre.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Këngëtarja nga Shqipëria përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, të cilët janë në pritje të një kënge të re nga ajo.

Ajo pati një skandal të vogël vitin e kaluar, kur në shtator përfundoi e arrestuar nga autoritet për kultivimin e disa bimëve kanabis në shtëpinë e saj. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram
Read Entire Article