“Enca të kthehet në burg”, Prokuroria apelon vendimin që la të lirë këngëtaren

1 year ago 40
Reklamë

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë, e cila liroi këngëtaren e njohur Enca pas kapjes me drogë në shtëpi, është ankimuar nga Prokuroria e Tiranës.

Organi i akuzës ka kërkuar që artistja të  kthehet në burg dhe jo të jetë e lirë.

Pak ditë më parë policia e Tiranës arrestoi këngëtaren, pasi në ballkonin e shtëpisë së saj u gjetën 5 vazo të mëdha me kanabis.

Në daljen e parë në gjykatë, Enca u justifikua duke thënë se bimët narkotike i kishte për përdorim vetjak pasi është përdoruese e hashashit.

Read Entire Article