Endrick viziton Real Madrid, takohet me Ancelotti-n dhe shokët e ekipit

10 months ago 38
23:57 17/12/2023

Sulmuesi brazilian Endrick vizitoi klubin e Real Madridit, ku u takua për herë të parë me trajnerin Carlo Ancelotti, dhe shokët e ardhshëm të skuadrës. Endrick ende pjesë e Palmeiras, do të veshë fanellën e “Los Blancos” kur të mbushë 18 vjeç në korrikun e ardhshëm.

FIFA e ka përcaktuar qartë se lojtarët e mitur nuk duhet që të luajnë jashtë vendit.

“Galaktikët” arritën një marrëveshje për të nënshkruar me Endrick në dhjetor 2022 për një shumë prej rreth 70 milionë eurosh, duke fituar garën me klubet si Paris St-Germain, Chelsea, Barcelona, ​​Liverpool, Manchester City dhe Manchester United.

Felipe në vitin 2023 shënoi 14 gola në të gjitha kompeticionet. 11 rrjeta të tij ndihmuan Palmeirasin që të fitonte titullin kampion duke ngritur trofeun për vitin e dytë radhazi.

Talenti brazilian u thërrit nga kombëtarja në nëntor në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Kolumbisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article