Ëndrra për t’u bërë futbollist kalon nga… Arjana Sina/ LIDHJA me Armand Dukën dhe skema me kartelat mjekësore të fëmijëve

1 week ago 55
Reklamë

Karriera në futboll kërkon sakrifica të mëdha dhe një prej tyre është edhe kostoja. Një skemë zhvatje po zhvillohet në futbollin shqiptar me në krye drejtorin e FSHF-së, Armand Dukën dhe mjekja Arjana Sina, ku e ardhmja për tu bërë futbollist duhet të kalojë në dyert e klinikës “Wellness Albania Clinic”.

FSHF ushtron presion ndaj akademive të futbollit, që fëmijët që ndjekin ëndrrën e futbollit të paraqiten në klinikën mjekësore Wellness Albania Clinic, e shtetases Arjana Sina, për të marrë një karton kundrejt shumës 100 euro. Pra çdo fëmijë pjesë e një akademie futbolli detyrohet të paraqitet te klinika e Arjana Sinës, për të paguar 100 euro për një copë kartoni. Teksa fëmijët detyrohen të shkojnë dhe të paguajnë te klinika mjekësore Wellness Albania Clinic e Arjana Sinës, një vizitë mjekësore për parametrat shëndetësore kushton 2 mijë lekë. Prapaskena ka siguruar edhe tarifat e publike të klinikës së Arjanës, e cila dyshohet se paratë që u zhavten fëmijëve, i ndan me Armand Dukën dhe kartelin e sigurimeve.

Qendra e Mjekësisë së Punës, me bashkëpronare Arjana Sina ka 70 % të aksioneve në kompaninë Wellness Albania Clinic, me nipt M32216035F. Ndërkaq, 30 % të aksioneve te klinika Wellness Albania Clinic i ka kompania VIVIEN MEDICAL me pronar shtetasin Olsi Zoto, i cili është edhe administrator i klinikës.

Kjo nuk është hera e parë që Sina përfshihet në skandale. Në vitin 2021 në emisionin ‘FiksFare’ ajo u denoncua për një incident me pasoja të rënda për jetën e pacientëve, përmes mjekimeve të gabuara, papërgjegjshmërisë së thellë në ngatërrimin e analizave, diagnozave të gabuara etj. Ajo shprehej se është vetëm një gabim njerëzor, pasi sipas saj lexon 120 skanera në ditë. Kur pacientët i kërkonin sqarime pët mjekimin e gabuar dhe ngatërrimin e analizave, Arjana Sinaj përgjigjej me arrogamcë se ajo mund të dalë nga burgu, duke dhënë mesazhin se ka mbështetje të fortë mafioze nga pas, se njerëzit që e mbështesin nuk e lënë të bëjë burg dhe se e shpëtojnë nga veprimi i drejtësisë.

Me paratë e përfituara nga kjo skemë mashtrimi dhe shtrëngimi, Arjana Sina ka investuar duke ngritur dy vila miliona euro në Tiranë, njëra prej të cilave me adresë në Sauk. Ajo gjithashtu posedon disa apartamente te Komuna e Parisit, një nga zonat e shtrenjts të Tiranës./Zeri.al

Read Entire Article