Erlend Bore, i cili kishte dalë për të ecur sipas këshillës së doktorit, gjeti thesarin me medalionë të artë që datonin nga viti 500 p.e.s.
Një norvegjez që kishte dalë për të ecur në natyre raportohet se ka zbuluar bizhuteri të lashta floriri me një detektor metalesh që sapo kishte blerë. Zbulimi i tij u quajt nga arkeologët vendas “floriri i shekullit”.
Thesari i tij përbëhej nga nëntë medalionë të artë dhe perla të florinjtë që ishin pjesë e një varëseje të rëndë, si dhe tre unaza ari. Bizhuteritë peshonin pak më shumë se 100g, dhe p.e.s.
“Në fillim m’u dukën si monedha çokollate ose si monedha plastike të Kapitenit Dhëmbë-shpatë”, tha 51 vjeçari Erlend Bore, duke iu referuar piratit të trilluar norvegjez.
Arkeologët thanë se zbulimi është unik prej dizajnit të medalionëve, që mbanin imazhin e një kali të mitologjisë norse.
Bore, thotë se kur ishte i vogël ëndërronte të bëhej një arkeolog. Ai bëri zbulimin e tij disa ditë më parë në Rennesøy, pasi bleu detektorin e metaleve prej keshillës së mjekut për të ecur më shumë.
Ole Madsen, kreu i muzeumit të Universiteti vendas Stavanger, tha se kjo mund të jetë “zbulimi shekullit për florinjtë në Norvegji”.
Ai shtonte se varëset dhe medaljet e arta të quajtura “brakteate” datojnë nga epoka e emigracionit në Norvegji, kur vendasit emigronin në masë drejt Evropës.
Prof. Sigmund Oehrl, gjithashtu i Muzeumit Stavanger, tha se simbolet tregojnë zotin e kulturës norse Odin, teksa shëronte kalin e sëmurë të të birit. Gjuha e kalit duket se është nxjerrë jashtë në medaljet, ndërsa qëndrimi tij i kërrusur tregon se është i plagosur, shton Oehrl.
Sipas ligjit norvegjez, Bore dhe pronari tokës ku u bë zbulimi marrin një shpërblim ende të pacaktuar, pasi “objektet e gjetura që i përkasin periudhës para 1537, dhe monedhat e para vitit 1650, konsiderohen pronë e shteti dhe duhet të dorëzohen.”
Top Channel