Enzo dhe Caicedo çuan në largimin e Pochettinos nga Chelsea, zbulohet arsyeja

4 months ago 13

Disa nga lojtarët kryesor të Chelseat ishin arsyeja pse trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino dhe klubi londinez ndanë rrugët.

Chelsea dhe Pochettino konfirmuan ndarjen të martën pasdite, duke befasuar të gjithë pasi argjentinasi arriti t’i kualifikojë në garat evropiane.

Megjithatë, arsyeja e ndarjes ka qenë mos-pajtimi i trajnerit dhe drejtuesve për disa nga yjet e ekipit.

Sipas mediumit The Athletic, një nga arsyet e ndarjes së Chelseat me trajnerin Pochettino ishte pakënaqësia e tij me skuadrën.

Argjentinasi ‘dyshoi në cilësinë’ e dy mesfushorëve të tij titullar, Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo, të cilët së bashku kushtuan rreth 250 milionë euro.

Mauricio Pochettino felt the midfield pairing of Enzo Fernandez and Moises Caicedo lacked ‘the size and power’ for the Premier League. (Athletic) pic.twitter.com/AoI7QSrP5e

— ChelsTransfer (@ChelsTransfer) May 22, 2024

Ndërsa publikisht i mbështeti të dy, Pochettino privatisht ia konfirmoi Enzon se nuk ishte mjaftueshëm i mirë për rolet numër 6 dhe 8.

Për Caicedon, Pochettino nuk ishte i kënaqur me vetëdijen e tij mbi hapësirën dhe vendosjen.

Në përgjithësi, ish-trajneri i Chelseat mendoi se dyshja nuk kishte ‘madhësi dhe fuqi’ të mjaftueshme për të luajtur së bashku në Ligën Premier.

Zgjedhja e preferuar e mesfushës së ‘Poch’ ishte Conor Gallagher dhe ai ishte i pakënaqur që Chelsea nuk i dha anglezit një kontratë të re. /Telegrafi/

Read Entire Article