Erdogan mbërrin në Greqi për herë të parë që nga viti 2017: Nuk ju kërcënojmë, nëse ju nuk na kërcënoni!

10 months ago 13

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë në Greqi në një vizitë të papritur, pas shumë vitesh tensione dhe marrëdhënie jo të mira mes dy vendeve.

Së bashku me Erdogan do të fluturojnë për në Athinë edhe një pjesë e kabinetit të tij për të vijuar me atë që po quhet ‘axhenda pozitive’ e cila pritet të sheshojë njëherë e mirë ulje-ngrtjet e marrëdhënieve mes tyre.

Para mbërritjes, Erdogan ka bërë të ditur mesazhin që do t’i jape kryeministrit grek “miku im Kyriakos, ne nuk ju kërcënojmë, nëse ju nuk na kërcënoni”.

Kjo është vizita e parë e Erdogan në Greqi që prej vitit 2017.

Read Entire Article