Erdogan: Presim mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin në BE

2 months ago 12
Reklamë

“Turqia pret mbështetje nga Budapesti për të rigjallëruar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe përmirësimin e marrëdhënieve gjatë mandatit të presidencës të Këshillit të BE-së nga Hungaria”.

Kështu tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një bisede me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Uashington, në margjinat e samitit të NATO-s.

Gjatë takimit, presidenti Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon me përpjekjet e saj paqësore për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe sulmeve të Izraelit në Gaza dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet e tij për të siguruar paqen në këto rajone.

Read Entire Article