Erëra të forta në Greqi, ndalohet lundrimi i anijeve në disa porte

11 months ago 48

Erërat e forta kanë përfshirë  Greqinë këtë të shtunë.

Sipas mediave greke, erërat kanë shënuar 8 deri në 9 beaufort, masa që lidh shpejtësinë e erës me kushtet e vëzhguara në det ose në tokë.

Bazuar në këtë situatë, lundrimi është ndaluar në disa porte. Më konkretisht, në portin e Rafinës, anijet me destinacion janë ankoruar në ishujt e Cikladeve, ndërsa linjat Korfuz-Igumenicë, Lixouri Argostoli, Lefkada-Mytika Aitoloakarnania, Kyllini-Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia nuk funksionojnë.

Për shkak të erërave të forta janë ankoruar edhe anijet nga Volosi në Sporades dhe nga Kavala në Prinos Thassos.

Pasagjerët që do të udhëtojnë sot duhet të kontaktojnë autoritetet vendore të porteve dhe agjencitë turistike përpara nisjes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Top Channel

Read Entire Article