Erion Veliaj: PD, si Romeo dhe Zhulieta

9 months ago 22
15:17 13/01/2024

Kryebashkiaku: Nuk e kemi garën me ta, synojmë mandatin e 4

Dy javët e para të shkurtit të 1000 organizatat socialiste do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të brendshme.

Edhe pse nuk është vit zgjedhor, socialistët kanë nisur të punojnë sikur të ishin në fushatë. Udhezimi siç pranon drejtuesi politik i Tiranës në një takim me socialistët e njësisë 5, është të nisin “gjuetin” për antarë të rinj.

“Ta kthenim këtë muaj sidomos si një gjueti talentesh, gjueti në kuptimin më të mirë për të spikatur talente dhe për të thënë eja në tavolinën ku merren vendimet dhe ku drejtohet ky vend dhe ky qytet.

Vetë Veliaj mandatin e trete e ka dhe mandatin e fundit në Bashkinë e Tiranës pasi kështu e kufizon ligji, por përbetohet se nuk do ta ul ritimin për fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe shpjegon arsyet.

“Unë premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe Kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme, po ashtu edhe Tiranën, çdo qelizë të jetës së vendit.”

Ashtu si kryeministri dhe Veliaj ju thotë socialistëve të njësisë 5 se garën e 2025 nuk e kanë me demokratët që thotë se po tkurren nga zgjedhjet në zgjedhje duke bërë politik nga një dritare.

“Ne nuk kemi betejë me ta. Po të pyesësh ti për çfarë je demokrat, që të ulërasësh si Zhulieta me Romeon poshtë?! Jo ata do të thonë se kemi inat socialistët, por inati është si vajguri. Është si ajo skaltabanja e vjetër që bën zhurm, por nuk prodhon energji.”

Në pranverë socialistët do të mbledhin kongresin zgjedhor për të formatuar asamblenë kombëtare e cila më pas do të zgjedhë kryesinë e re.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article