Ermal Krasniqi prej më të mirëve në fushë për Clujn në derbin rumun

10 months ago 21

Ermal Krasniqi ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij në derbin e qytetit mes Cluj dhe Universitatea Cluj me rezultat 4-0.

Kjo fitore vjen pas tetë ndeshjeve, ku klubi i njohur rumun ishte futur në krizë të rezultateve.

Krasniqi asistoi te goli i tretë i këtij takimi që u shënua në minutë e 77-të.

Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 8.2 prej më të mirëve në fushë.

Krasniqi kishte 18 pasime të sakta, tri pasime kyçe, dy shanse të mëdha të krijuara dhe gjashtë duele të fituara.

Ai luajti për 89 minuta në pozitën e anësori në formacionin 3-4-3. /Telegrafi/

Read Entire Article