Escobar “shpërfill” Albin Kurtin/ Ambasadori: Ka rënë në rangun e fundit protokollar në komunikimet me SHBA

7 months ago 11

PRISHTINË– I Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, të mërkurën u takua me Presidenten Vjosa Osmani duke e cilësuar atë si partneren dhe interlekutoren e besueshme për t’i çuar para proceset e nisura.

Në agjendën e takimeve, Escobar do të takohet në fund me kryeministri Albin Kurti dhe kjo për ambasadorin Albert Prenkaj ka një mesazh kyç.

“Protokolli është akt i shenjtë. Perse tij jepen mesazhe të qarta në komunikimin mes niveleve të ndryshme institucionale. Escobar, është personifikimi i SHBA karshi Kosovës. Kjo agjendë, siç është, le për të kuptuar se Kurti ka rënë në rangun e fundit protokollar me komunikimet me SHBA”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po u bie ndesh të gjitha zotimeve me të cilat ka ardhur në pushtet.

“Ai e ka kundërshtuar dhe sot i bie ndesh fjalëve të veta. Kryeministri vetëm është tërhequr nga kjo temë. Pas presioneve të ambasadorëve t dhe kancelarive perëndimore, u tërhoq, duke thënë se kjo nuk është përgjegjësi e qeverisë, por e bankës qendrore dhe këtë do ta thoja se është tërheqje e para e Kurtit”, shtoi ai.

Sa i takon çështjes së dinarit serb, ambasadori thotë se edhe nga kjo çështje Albin Kurti do të tërhiqet, siç ka bërë me të gjitha çështjet e mëparshme.

“Do të ulen së bashku dhe do të gjejnë një mënyrë të implementimit apo të procesit të fillimit të përdorimit të euros nga komuniteti jo shumicë serb. Ai [Kurti] do të lëshojë pe. Kurti i ka pranuar të gjitha ata çështje, të cilat prej shume vitesh aktivitet politik i ka mohuar dhe me të cilat ka ardhur në pushtet”, u shpreh ai.

Read Entire Article