“Është e tmerrshme”/ Vjen kundërpërgjigjja e ashpër – zbulohet prapavija e deklaratës së fundit nga Haradinaj ndaj Kurtit!

1 month ago 6
Reklamë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë përsëri se kryeministri Albin Kurti, ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, duke i ndalur pensionet për luftëtarët shqiptarë.

Sipas Haradinajt, historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”.

Kreu i AAK-së insiston se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa përmend, siç i quan ai, dëmet që i ka shkaktuar Kosovës.

Haradinaj ka kritika edhe për lënien e minatorëve pa paga tash e tre muaj, ndërsa kërkon që Kurti të ndëshkohet përmes votës.

Kreu i AAK-së ka thënë se zyrtarët qeveritar kanë kërkuar nga Serbia që ta dinë numrin e saktë të ish-ushtarëve të UÇPMB-së.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se këto deklarata të Haradinajt janë vetëm për shkak se zgjedhjet afër.

Image

Faton Mehmeti

Sipas analistit është e tmerrshme të ketë një logjikë të tillë nga Haradinaj për Kurtin.

Me afrimin e zgjedhjeve vetëm sa shtohen akuzat në drejtim të Kurtit edhe pse këto nuk prodhojnë shtim të votave në partinë e z.Haradinaj.E kuptoj se ka vend për kritika në disa aspekte mirëpo të akuzosh Kurtin për lidhje me Serbinë është e tmerrshme, tejkalon çdo logjikë të shëndosh.Edhe vet Ramushi nuk i beson akuzat që thotë, në mungesë të akuzave për korrupsion është orientuar drejt asaj që është më pak e logjikshme”, u shpreh ai.

Më tej, analisti përmend edhe minatorët duke nënvizuar që gjendja atje do të stabilizohet dhe do të kthehet Trepça në një ndërmarrje produktive.

“Sa për minatorët, gjendja aty ndryshon pasi për 20 vjet aty është vjedhur dhe puntorët janë trajtuar si skallavë.Me ligjin e ri të pagave edhe aty do të stabikuzohet gjendje, si dhe menaxheri do ta ktheë Trepcën në ndërrmarje produktive”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article