“Është qartë e dukshme që ajo nuk është Kate”, gazetarja e BBC-së nxit spekulimet se kanë përdorur një sozi të Princeshës së Uellsit në video

7 months ago 6

Princi William dhe Kate u panë të shtunën në The Windsor Farm Shop. Kate u filmua duke mbajtur çanta blerjesh dhe duke ecur shpejt pranë burrit të saj ndërsa vizitonin dyqanin në Windsor, një milje larg shtëpisë së tyre në Adelaide Cottage.

Kjo shënoi videot e parë të mbretëreshës së ardhshme që prej operacionit të saj abdominal në janar, shkruan DailyMail.

Ndërsa videoja ishte një lehtësim për miliona njerëz, të tjerët rreth botës vazhduan të përhapnin teori konspirative të çmendura – me ide që pretendonin se nuk ishte Kate.

Duke dukur sikur promovon sugjerimet e egra, gazetarja sportive e BBC, Sonja McLaughlan përgjigjet një teorie online duke pretenduar se Princi William nuk ishte duke bërë pazar me gruan e tij, por me një sozi të saj.

Ajo bëri një sugjerim, në një status në X (Ish-Twitter) që tani është fshirë, se madje edhe trashëgimtari i fronit mund të jetë zëvendësuar me një aktor.

Megjithatë,’sozia më realiste’ e Kate Middleton në Britaninë e madhe mohoi teoritë e çmendura konspirative se është ajo në videot e The Windsor Farm Shop të Princeshës së së vërtetë të Uellsit.

Heidi Agan, 43-vjeç, e cila ka fituar të ardhura nga imitimi i mbretëreshës për më shumë se një dekadë, tha se ajo ‘100 për qind’ beson se është Kate dhe William në atë film.

Shfaqja e Kate-t, e publikuar fillimisht nga gazeta The Sun, shënoi herën e parë që Kate ishte parë publikisht që nga operacioni i planifikuar abdominal në janar.

Edhe pse Pallati i Kensingtonit vendosi një linjë të qartë kohore për rimëkëmbjen e Princeshës – me kthimin e saj në vëmendjen e publikut të pritur pas përfundimit të festave të Pashkëve – komentuesit online kanë shkaktuar teori të çuditshme.

Teoritë bazë dhe të dëmshme të konspiracionit që përhapen rreth saj online përfshijnë pretendimet se ajo ka vdekur, është zëvendësuar nga një sozi ose martesa e Princit William është në telashe.

Një burim mbretëror i tha The Telegraph: ‘Më në fund të gjithë mund të qetësohen’. Ndërsa televizioni publik BBC refuzoi të komentonte. /Telegrafi/

https://youtu.be/erWJNmbrECs?si=MK9zKYP14TdUQmsf

Read Entire Article