“Është rregull i pashkruar, e kuptoj pse nuk e dha penallti” – legjenda e Liverpoolit iu del në mbrojtje gjyqtarëve për rastin diskutabil

7 months ago 13

Jeremy Doku e goditi Alexis Mac Allister në gjoks me takat e tij në ndeshjen Liverpool – Man City (1-1), në kohën shtesë, por për gjyqtarët nuk ishte penallti.   

Gjyqtari në fushë, Michael Oliver dhe ai në VAR, Stuart Atwell, edhe pas rishikimi menduan që nuk kishte penallti.

Duke folur pas ndeshjes, Jurgen Klopp tha se ‘çdo njeri i futbollit’ do të pajtohej që ishte penallti.

Megjithatë, legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher thotë se e di pse gjyqtarët nuk dhanë penallti.

“Jeremy Doku pothuajse po përpiqej të tërheqë këmbën e tij, ai nuk ia doli siç duhet”.

“Kudo tjetër në fushë dhe është faull, por mendoj se ka një rregull të pashkruar në futboll, që pengimi duhet të jetë pak më [fizik] në zonë për penallti – është fat, por e kuptoj pse nuk e kanë dhënë penallti”, ka thënë ish-mbrojtësi i Liverpool për Sky Sports.

Pas këtij barazimi, Arsenali është lider i ri në Ligën Premier me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak. /Telegrafi/

Read Entire Article