Espargaro fiton në Silverstone

1 year ago 26
Reklamë
23:40 06/08/2023

Aleiks Espargaro fitoi çmimin e madh të Britanisë së Madhe me Aprilian e tij në garën e nëntë nga 20 në total të botërorit të Moto GP. Spanjolli mundi pilotin e Dukatit Françesko Banjaia në xhiron e fundit, pavarësisht se gara u ndikua nga shiu.

Në podium hipi edhe Brad Binder me motorin e tij KTM, tjetër specialist i garave me shi. Në vend të katërt doli Migel Oliveira me Aprilian e tij.

Pilotët dhuruan emocione në pistën e Silverstonit. Në çerekun e garës Marco Bezzecchi u rrëzua, ndërsa në vazhdim nuk munguan duelet mes garuesve. Shtatë xhiro nga fundi nisi shiu duke shtuar pasiguri përveç spektaklit të garës. Banjaia përforcon vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 41 pikë më shumë se sa Jorge Martin, që doli në vend të 6 me Dukatin e tij Pramak.

Fituesi i Sprintit të së shtunës, piloti i Dukati Gresini Aleks Markez u tërhoq për shkak të një problemi.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article