“Etalon i aktorit jashtëzakonisht punëtor”, Vasjan Lami: Mirush Kabashi nuk u shpërblye aq sa meritonte

10 months ago 23

Të shumta kanë qenë reagimet për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Aktori Vasjan Lami ka kujtuar përmes një lidhjeje telefonike për News24 njohjen dhe bashkëpunimet me Kabashin.

Ai tha se Kabashi ishte një etalon i aktorit jashtëzakonisht punëtor.

“Publiku ka adhuruar çdo rol të Mirush Kanashit. Ishte i veçantë. I jepje punën dhe rrije rehat. Ka qenë shumë vital, familjar, ai iku i ri. Ai në Durrës, hidhej nga porti dhe shkonte te Iliria dhe kthehej pas. Ai ka qenë skiator i mirë. Më vjen keq që gjithë ky angazhim fizik nuk ta shpërblen. Ai ishte shumë korrekt, elegant. Në koncertet poetike e ftoja Mirushin dhe ai më tregonte materialet. Asgjë nuk ka qenë e shpërblyer sa meritojë për artistët. Aktori është profesion i privilegjuar, ke dhe adhurim në popull. Ne bëjmë 5 lekë punë dhe na e shohin të gjithë, por është profesion me përgjegjësi, pasi vihesh përballë dhe gjykohesh nga shumë njerëz. Jetesa këtu është e pallogaritshëm, është qesharake!”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article